Thaçi udhëtoi për në Bruksel, nesër takohet me Vuçiq

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç.

Ky takim organizohet në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu