Thellohet “misteri” rreth Sallës së Sportit në Zajaz: Kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i saj?

Sa më shumë hulumtojmë, aq me i thellë bëhet misteri se kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i sallës së sportit në shkollën fillore “Rrexhë Rushit Zajazi”. Zëvendësministri i arsimit, Lulzim Aliu, thotë se salla nuk ka qenë pjesë e projekteve të Ministrisë andaj ata nuk kanë asnjë informacion dhe se kanë nisur të interesohen për të pas kronikës së TV21:

Duke qenë se Aliu përmendi Ministrinë e Pushtetit Lokal, me pyetje iu drejtuam ministrit të atëhershëm, Musa Xhaferit, të cili nuk i kujtohej projekti konkret.

Para një jave Ministria për Vetëqeverisjes lokale i tha TV21 se nuk ka një projekt të tillë të financuar nga kjo ministri, por pasi TV21 kontaktoi ish-drejtorë, ish-kryetarë komunash dhe kompaninë që e ka përfunduar, na thanë se ministria në fjalë ka qenë financuese e këtij projekti, andaj TV21 vazhdon të jetë në kontakt me Ministrinë e vetëqeverisjes lokale për informacione shtesë rreth sallës së sportit.

Nga ana tjetër, meqë shkollat janë në kompetencë të Komunës,zv/ministri i arsimit na tha se i takon komunësta marrin sallën në zotërim nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokaldhe të sigurojë dokumente që salla të vihet në funksion.

Informacion e fundit të TV21 flasin se salla ka filluar të ndërtohet në vitin 2009/10 ku tenderin për të njëjtën e ka pasur një kompani Bullgare, ndërsa punimet i ka kryer një kompani me emrin “Kartel” nga Gostivari. Në atë kohë salla është lënë përgjysmë dhe punimet kanë vazhduar në vitin 2013/14 nga një kompania “Insatalimi” e Kërçovës. Pasi salla përfundoi, pranim-dorëzimi nuk u bë, andaj salla nuk u vu në funksion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu