Nisma Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsimin Universitar – NIRCAU, përmes një e-maili ka dërguar në adresën tonë numrin e ri të revistës “Veritas”, ku siç thuhet, vazhdon denoncimi i plagjiaturave dhe keqpërdorimeve në Universitetin e Tetovës. Sipas kësaj nisme, ky universitet së fundmi ka filluar të “privatizohet”, duke aluduar në nepotizmin e madh që po mbizotëron brenda UT-së, shkruan InfoShqip.
Ndryshe nga numri i parë i botuar ku theks më i veçantë i ishte dhënë vetëm plagjiaturave, këtu, pos tyre është hulumtuar edhe mbi skandale tjera ku të përfshirë janë udhëheqësit e universitetit, profesorë dhe inspektorë të ministrisë së arsimit.
Revistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.
Në vazhdim do ju sjellim të trajtuara pjesët më kryesore të këtij botimi hulumtues./InfoShqip.com