Thirren gazetarët të ngrejnë padi për dhunën në Kuvend

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me zyrën e avokatëve “Medarski” siguroi ndihmë juridike pa pagesë për të gjithë gazetarët që janë penguar në kryerjen e punës së tyre më 27 prill të këtij viti në Kuvend, kur përkrahës të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” me forcë hynë në Kuvend menjëherë pas zgjidhjes së spikerit të ri.

Siç mëson InfoShqip, ndihmë juridike nga SHGM u ofrohet të gjithë gazetarëve që janë sulmuar fizikisht ose u janë bërë shtypje dhe kërcënime të ndryshme gjatë kryerjes së obligimeve profesionale, ose ua kanë dëmtuar pajisjet e punës. Gazetarët që dëshirojnë të fillojnë procedurën gjyqësore për t’i mbrojtur të drejtat e tyre, paraprakisht duhet të sigurojnë dokumente mjekësore për lëndimet dhe stresin e përjetuar.

“Të interesuarit për shfrytëzimin e ndihmës juridike duhet të kontaktojnë Shoqatën e gazetarëve në mënyrë telefonike ose nepërmjet të e-mail në mënyrë që të përshpejtojnë fillimin e procedurave në gjykatën përkatëse.

Në këtë mënyrë ShGM i inkurajon të gjithë gazetarët të ngrisin zërin e tyre kundër sulmeve dhe shtypjeve me të cilët ballafaqohen kohëve të fundit dhe me atë të dërgojnë porosi deri te opinioni publik dhe institucioneve që ato nuk do të heshtin më për dhunën me të cilën ballafaqohen.

Gjithashtu, procedurat gjyqësore do të ngrisin edhe shtypjen ndaj institucioneve që të dhunuesit dhe me atë do të parandalojnë në të ardhmen raste të tilla mos të përsëriten.” thuhet në kumtesën e SHGM-së. / InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu