THUMB/ Për të ruajtur mandatin ndryshon llagapin: “Kali i Shemës” bëhet “Magjari i Blerimit”

Pas analizave të shumta dhe luftës me numra nëpër degë dhe nëndegë të BDI-së është vendosur që të bëhet ndryshim i mandateve nëpër njësitë zgjedhore. Sipas informatave që mori “Thumb” presion më i madh është bërë në drejtim të të vetmit deputet nga njësia zgjedhore numër një; ku sipas rezultateve është parë se atë njeri se kanë votuar as në lagje as në paralagjen e tij, kurse mandatin e deputetit e ka fituar nga votat në dy komuna krejt tjera: Studeniçan dhe Saraj.

Pas presioneve të shumta ndryshimi i mandatit është llogaritur gati si punë e kryer ku bartësi i listës duheshte të lëshon vendin për ata më pas që janë nga komunat respektive. Në moment të fundit merret vesh se është bërë një propozim i parezistueshëm ku emri i kandidatit ka pranuar që edhe të bëjë ndryshime identitare, gjegjësisht të ndryshojë llagapin e vet shumë të njohur vetëm me qëllim të mbajtjes së mandatit dhe imunitetit të deputetit. Propozimi i ofruar ka qenë që prej “Kalit të Shemës” të ndryshohet në “Magjari i Blerimit” duke zgjedhur një formë dialektore nga të folurit e Karshiakës për gomarin me qëllim që të arrihet konsensusi i dëshiruar për nofkën.

Degët respektive ende nuk janë prononcuar rreth këtij propozimi të fundit ndërkohë që presioni dhe barra është në rritje e sipër ndaj kandidatit dhe ka shumë gjasa që prej barrës së kalit të shndërrohet në barrë gomari.

Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu