Nëse e keni bërë ndonjëherë ushtrime të rrezistencës të njohura si ‘plank’ – shtrije përpara duke u mbajtur në bërryla, ndërsa e vetmja gjë që prek tokën janë majat e gishtave të këmbës – , e dini saktësisht sa është e vështirë.
Shumicës së njerëzve u lëkunden këmbët pas disa minutash qëndrimi, por shumica e njerëzve nuk janë Dana Glowacka.
Dana Glowacka është një grua nga Montreali, e cila kohët e fundit ka vendosur rekordin e ri të mrekullueshëm botëror për plank të grave, duke qëndruar për 4 orë e 20 minuta.
Po, po 4 orë dhe 20 minuta!
Rekordi paraprak botëror ishte 3 orë e 30 minuta, që do të thotë se Glowacka e theu rekordin për gati një orë.
Videoja e Glowacka tregon se ajo dridhej shumë më pak se shumica prej nesh pas vetëm 30 sekondave, gjë që është edhe më mbresëlënëse.
Urime për Glowacka për rekordin e saj të ri botëror!