Revista e mirënjohur “Time” si çdo vit ka selektuar fotot më të mira të vitit 2016.
Dhe një ndër fotot më të realizuara është shpallur fotoja e Kuvendit të Kosovës më 19 shkurt kur deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në parlament.
Kjo foto e shkrepur nga fotoreporteri kosovar Armed Nimani është përzgjedhur në mesin e 100 fotove më të mira.
Vlen për tu theksuar fakti që dhe këtë vit si në fotografitë e vitit 2015, në albumin e 100 fotografive më të mira të realizuara në botë, e të përzgjedhura nga revista e njohur amerikane “Time”, dominojnë fotot e refugjatëve.
Përveç kësaj çështje, theks të veçantë në albumin e revistës ‘Time’ kanë marrë edhe fotografitë e realizuara gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./albeu