Tirana “vishet” me ngjyrat e festës, pse ndryshoi rregulli këtë vit

Dritat festive kanë zbukuruar pjesërisht Tiranën. Ky ndryshim nga rregulli i pashkruar që ndiqej thuajse çdo vit nga bashkia e Tiranës, ka një arsye.

“Ndryshe nga viti i kaluar ne kemi filluar t’i ndezim që tani, jo për arsye specifike por për të krijuar një atmosferë të gëzueshme. Jemi në sinkron me kryeqendrat evropiane”,- bënë me dije Drejtori i Ndërmarrjes 2 në Bashki, Elton Kacidhja.

Por këtë vit bashkia ka menduar që të shtojë rrugët që do të mbulohen nga dekori me llambushka shumëngjyrëshe për ta shtrirë festën edhe ndjesinë e gëzimit edhe përtej qendrës. Sërish epiqendra e festimeve do të jetë Sheshi Nënë Tereza i cili do të rikthejë fshatin festiv duke ofruar aktivitete, sporte dhe ushqim. Por Simboli i festës, Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri këtë vit do të ketë një tjetër destinacion jo të largët, për shkak të punimeve në Sheshin Skënderbej. Sipërmarrjet private angazhimin për festa nuk e kanë harruar edhe këtë vit për zbukurimin e objekteve dhe rrugëve kryesore. Edhe pse ndriçimi dhe atmosfera çdo ditë e më shumë po mbulon Tiranën, 6 dhjetori do të jetë dita kur zyrtarisht ndizet Pema simbol e festës.

Dritat po zbukurojnë Tiranën dhe po sjellin atmosferën festive më herët këtë vit në qytet. Bashkia e Tiranës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri. Pema simbol e festës do të ndryshojë destinacion dhe do të vendoset përbri Bashkisë së Tiranës në zonën e mbetur pa filluar punimet e kthimit të Sheshit Skënderbej në pedonale. Ndërsa Sheshi “Nënë Tereza” mbi një muaj do të jetë fshati festiv dhe epiqendra e aktiviteteve./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu