Dega e RDK-së në Likovë me kryetar Juksel Hyseni ka arritur marrëveshje me nënkryetarin e PDSH-së, Orhan Ibrahimi për të përkrahur PDSH-në në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Ibrahimi do të jetë pjesë e listës në njësinë e dytë zgjedhore ku përfshihet edhe Likova – informon Zhurnal.
Ky vendim i degës së Likovës do ta përçajë edhe më tepër RDK-në e cila deri tani, e ndarë në dy grupe, njëra përkrah Vesel Memedin dhe është në koalicion me LR-PDSH dhe Unitetin ndërsa grupimi tjetër rreth Fadil Zendelit pritet të jetë në koalicion me Lëvizjen Besa. /albeu.com/