Tjetër tentativë për vrasje: Të shtëna me armë zjarri pranë Donald Trump

Donald Trump është përballur sërish me një episod të frikshëm. Shumë pranë tij janë dëgjuar të shtëna, të cilat pretendohet të kenë ndodhur pranë fushës së golfit që ai ka në pronësi, në Palm Beach, Florida.

Steven Cheung, zëdhënësi i fushatës së ish-presidentit amerikan u shpreh se Trump është i sigurt:

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”.

Ndërkohë, është rritur niveli i panikut dhe kaosit, sidomos pasi Donald Trump u lëndua gjatë një atentati më 13 korrik, gjatë fushatës së tij në Pensilvani.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar mbi ngjarjen që ka ndodhur rishtazi në fushën e golfit të Donald Trump, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

“Presidenti dhe zëvendëspresidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf. Ata janë të lehtësuar kur e dinë se ai është i sigurt. Ata do të përditësohen rregullisht nga ekipi i tyre”, thuhet në një deklaratë.

Donald Trump është zhvendosur në një zonë të sigurt nga Shërbimi Sekret. Ende nuk dihet objektivi i personit që qëlloi me armë zjarri, ndërsa thuhet se po merret në pyetje një person.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu