Tmerr në Gjermani, azilkërkuesi i vë flaken vetes

Një azilkërkues 19-vjeçar, i ka vënë flakën vetes në një depo supermarketi në Bavari të Gjermanisë mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, azilkërkuesi afgan ka pësuar djegie të rënda dhe është në rrezik për jetën.

Autoritetet bëjnë me dije se 19-vjeçari është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flaken vetes. Djaloshi kishte blerë benzinën pak para incidentit në një pikë furnizimi me karburant. Pasi i vuri flakën vetes ai u shpëtua nga disa njerëz të tjerë, por ka pësuar djegie të shjallës së tretë.

Nuk dihet ende motivi që djaloshi afgan ka dashur t’i japë fund jetës në këtë mënyrë, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, transmeton Albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu