“Top Channel e kap i pari”- Deklarata e Ledionit për Gjestin, Olsa Muhameti e ironizon hapur

“Top Channel e kap i pari” – Deklarata e Ledion Liços për hyrjen e Gjestit në Big Brother VIP Albania ka ngjallur reagime dhe ironi. Gjatë prezantimit të surprizës së natës, Ledioni bëri një koment që nuk kaloi pa u vënë re.

“Meqenëse Top Channel i kap gjithmonë i pari, shkojmë në dhomën e rrëfimit aty ku na pret Gjesti,” tha ai, duke nënvizuar ekskluzivitetin e momentit.

Por kjo deklaratë nuk i shpëtoi syrit të Olsa Muhametit, autore e Big Brother VIP Kosova, e cila reagoi në mënyrë ironike përmes një postimi në InstaStory.

Ajo ndau një foto nga puntata e fundit e Big Brother VIP Kosova, ku shfaqeshin Driloni dhe Gjesti, duke kujtuar që Gjesti ishte tashmë pjesë e spektaklit kosovar.

“Faleminderit për shikueshmërinë rekord. 1.7 milionë pa bërë 24 orë,” shkroi Olsa, duke theksuar suksesin e programit në Klan Kosova dhe duke hedhur një thumb ndaj deklaratës së Ledionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu