Kiara Tito, e prekur nga humbja e mikeshës saj, sot ka ndarë një mesazh prekës në Instagram për të njoftuar vdekjen e Ketit, një nga punonjëset më të vjetra të Top Channel.
Keti, e njohur për natyrën e saj të gëzuar, ishte një grua që gjithmonë bënte kafet për personazhet e televizionit, duke i zbukuruar mëngjeset e çdo të pranishmi.
Ajo u largua në një moshë shumë të re, dhe Kiara ka ndarë ndjenjat e saj të thella për humbjen e saj.
“Kështu do të mbaj mend gjithmonë.Me buzëqeshjen që s’tu nda kurrë. Keti e dashur, ti ke shkruar dedikime çdo ditë në filxhanet e kafes, duke u kujdesur t’i zbukuroje mëngjesin çdokujt. Nuk e kisha menduar që sot do të shkruanim të gjithë dedikime për ty. Prehu në paqe shpirt i lirë”, shkruan Tito