Tragjedi në Formula 3, ndërron jetë gjatë garës piloti 18-vjeçar, u godit nga pas në pistë

Tragjedi në botën e automobilizmit, ku piloti holandez Dilano van’t Hoff, 18-vjeç, humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit evropian rajonal të Formula 3 që u zhvillua në Belgjikë.

Van ‘t Hoff u përplas me nga makinë nën shiun që po binte në pistën belge, teksa pasi u ndal në mes të pistës, u godit sërish drejtpërdrejt nga një makinë që i afrohej pas shpine me shpejtësi.

18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pas plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në pistë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu