Numri i viktimave në Haiti nga uragani “Matthew” ka arritur në të paktën 339 persona, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme.
Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta.
Stuhia e fuqishme është nisur drejt veriperëndimit të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që presidenti Barack Obama të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Florida dhe Karolinën Jugore, përderisa këto shtete i janë bashkuar shtetit Georgia, ku guvernatori atje ka urdhëruar evakuimin e të paktën tre milionë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare.
“Kjo stuhi është përbindësh”, ka deklaruar guvernatori i Floridas, Rick Scott, duke shtuar se kjo stuhi është vdekjeprurëse andaj duhet treguar kujdes.
Qendra kombëtare e urganëve në SHBA e ka vendosur uraganin Matteë në “kategorinë katër”, duke e cilësuar atë si një prej stuhive më shkatërruese që është në gjendje të përbytë sipërfaqe të mëdha, duke shkulur pemë, të prish linja të energjisë dhe të prishë ndërtesa. Erërat e tij konsiderohen se arrijnë deri në 251 kilometra në orë.