Tragjedia e Halepit: Nëna i kërkon të birit të plagosur rëndë të thotë Shehadetin (VIDEO)

Ndërsa drama e Halepit bëhet akoma më tragjike me ofensivën e fundit të forcave të regjimit sirian, atë e përcjellin pamjet filmike të një nëne që i kërkon të birit të plagosur rëndë të thotë shehadetin, Fjalën e Dëshmisë.

Këto pamje filmike janë më të fundit nga terreni i luftimeve në Halep, ku prej muajsh luftohet rrugë më rrugë, e ku nuk kanë të ndalur bombardimet nga ajri të ushtrisë siriane e të aleatëve të saj.

Forcat e regjimit të Beshar Esadit kanë përparuar ditët e fundit, duke marrë lagje të tëra në pjesët e qytetit të kontrolluara nga kryengritësit.

Situata humanitare po ashtu është e rëndë, teksa në qytet mungojnë nga ushqimet e deri te ilaçet.

Drama e një qyteti në luftë përcillet kështu nga lutja e një nëne për të birin përpara se ai të mbyllë sytë përgjithmonë: të thotë shehadetin! /tesheshi


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu