Tragjedia e Koçanit zbuloi mungesën e inspektorëve, Pse administratorët që kanë kryer kurset për inspektor s’janë avancuar?

Tragjedia e Koçanit nxori në pah shumë defekte të institucioneve. Një gjë që u konstatua është se shteti ka shumë pak inspektorë, dhe se ata që janë nuk arrijnë të kontrollojnëgjithçka.
Këtë e tha edhe ministri i transportit Aleksandar Nikollovski, në një intervistë në Sitel.

“Përfundimisht mendoj se duhet të rritet numri i të punësuarve në shërbimet inspektorale, është e paqëndrueshme që një Inspektorat i caktuar ka 10 inspektor për gjithë territorin e vendit dhe ky është problemi më I madh në administratën publike.Disa sektorë janë të stërmbushur me njerëz që kanë më pak aktivitete, ndërsa sektorë të caktuar kanë mungesë punëtorësh, por kanë kompetenca të mëdha”, tha Aleksandër Nikollovski, ministër i Transportit.

Por pse Drejtoria e inspektoratit të tregut ka mungesë të inspektorëve kur 21 të punësuar kanë ndjekur kursetë nevojshme për inspektor, megjithatënuk janë avancuar për ta ushtruar këtë detyrë!?

TV21 siguroi edhe dokumentet të cilat tregojnë se kurset janë ndjekur.

Punëtorët me të cilët komunikuam deshën të mbeten anonim. Ata thanë se pas 1 viti trajnime, më 9 janar drejtori VlatkoSojkoski duhej t’i ftonte për të ndjekur edhe pjesën praktike, por kjo sipas tyre nuk ka ndodhurdhe më 31 dhjetor 2024 ata sërish kanë marrë kontrata si bashkëpunëtor të rinj.

TV21 u mundua të kontaktojë drejtorin e inspektoratit të tregut por ai nuk ishte i qasshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu