Trajanov: Katër partitë nënshkrues të Përzhinos janë marrë vesh t’i shtyjnë zgjedhjet

Deputeti dhe lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov deklaroi se ka dëgjuar komente që katërt partitë politike, nënshkruese të Marëveshjes së Përzhinos, janë marrë vesh që të mos ketë zgjedhje më 11 Dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se partia e tij nuk do të mbështet inciativa të këtilla. Lidhja Demokrate sot dërëzoi propozim-vendimin me të cilin kërkon që menjëherë të shpërndahet Kuvendi. Trajanov dje i dorëzoi në Kuvend edhe propozimet për ndryshim të ligjeve që kërkon PSP-ja. Propozim-ndryshimet për ligjin e PSP-së dhe ligjin pë mbrojtje të dëshmitarëve janë dorëzuar me procedurë të rregullt./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu