Nga Alpin Ollogu
E para, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me konceptin e partisë qytetare të proklamuar në zgjedhjet e fundit, në ndërtimin e partisë jonacionale/multientike, arriti që në taborin e vetë politik të marrë shumë anëtarë dhe vota shqiptare, dhe me anë të kësaj taktike apo ideologjie politike, arriti të mposhtë në zgjedhje VMRO-në e Gruevskit, pas shume viteve dështimesh elektorale të njëpasnjëshme. Ndërsa kur shikojmë pozitat shtetërore dhe qeveritare të dhënë shqiptarëve të kësaj partie, në aparatin shtetëror dhe qeveritar, janë më shumë pozita dytësore, formale, në sektorë pa shumë peshë, krahasur me mbështjetjen dhe rrolin që luajtën dhe luajnë shqiptarët brenda kësaj partie, që ajo të dalë fituese në zgjedhje eletorale. Ёshtë momenti që LSDM-ja të sprovohet prej verteti me një pozicion kyc, për një kandidat shqiptar në presidencën e Maqedonisë së Veriut, të
propozuar nga vetë kryesia e saj. Të sprovohet mentaliteti dhe ideologjia e gjithë strukturës partiake, se a e kanë kuptuar dhe çfarë duan të arrijnë me konceptin qytetar. Për të mos qenë anëtarët partiak shqiptarë, vetëm paterica të momenteve të caktuara politike, por diçka më shumë.
Arsye e dytë për të cilën duhet të jetë shqiptar figura e presidentit të shtetit, është ajo se jo vetëm shqiptarët të cilët janë pjesë e strukturave partike të LSDM-së, ishin faktor për rrëzimin e Gruevskit nga pushteti, por faktor të rrëndësishëm ishin edhe partitë shqiptarë, kush më pak e kush më shumë.
Disa sot janë në pushtet e disa të tjerë në opozitë, për ta thënë më drejt, opozita shqiptare në ato momente u mobilizua në atë masë që e bëri të vështirë vazhdimin e BDI-së në bashkëqeverisje me Gruevskin, dhe atë në shumë drejtime, në vetëdijen partiake, frikës së konkurencës politike shqiptare. Vetëdijësim i BDI-së të shkëputet nga bashkëqeverisja me gruevskin, dhe të mundësojë qeverinë e re në udhëheqjen e Zoran Zaevit, bashkë me mbështetjen e gjithë faktorit politike shqiptar. Kjo vetëm për të stopuar zullumin e VMRO-së, njëkohësisht për të vazhduar reformat qeverisëse dhe integrimet evropiane. Në këtë kuptim, dhe për këtë arsye madhore, shqiptarët më shumë se kushdo tjetër e meritojnë presidencën.
Arsye e tretë është arsyeja e balancimit të pushteteve në një shtet multietnik që mendojmë se jemi apo synojmë të bëhemi. Maqedonasit kanë aktualisht kreun e qeverisë me fuqi ekzekutivi; presidentin e shtetit me figurën dhe kompetencat e rëndësishme; ndërsa në pushtetin gjyqësor – prokurorisë kanë rrolin kryesor. Kurse shqiptarët si më kryesorë kanë vetëm kreun e legjislativit, dhe disa ministra jo shumë të rëndësishëm.
Shikuar në këtë tabllo, pozitës shqiptare në pushtet, numrit de fakto të përqindjes së shqiptarëve, lind nevoja e një balance etnikë më e drejtë pushtetesh. Drejtësi që do arrihej veçanërisht me një president shteti shqiptar. Një president shqiptar që Zaevi duhet ti pranojë qytetarëve shtetformues shqiptarë. E nëse LSDM-ja nuk do mund të nxjerë vetë një kandidat të tillë nga strukturat e veta partiake, ateherë le të mbështesë një kandidat të partisë më të madhe shqiptare, BDI-së, të cilin kandidat moralisht do të duhej ta përkrahin të gjithë partite politike shqiptare, të paktën në rrethin e dytë zgjedhor. Ai që vazhdon garën elektorale!