Tre shqiptarë janë arratisur gjatë natës nga një burg në provincën e Lacios në Romë.
Ngjarja është bërë publike nga policia e burgjeve. Sipas tyre, tre shqiptarët ishin në këtë burg prej 9 ditësh dhe janë arratisur duke përdorur çarçafët, shkruan SYRI.net.
Duke bërë çarçafët si litar, shqiptarët kishin mundur që të arratiseshin nga sektori 3 i burgut të Rebibbia duke përfunduar në rrugën e Tiburtina, në një zonë që sipas policisë ka pasur edhe arratisje të tjera.
Gjatë natës në këtë burg ishin sjellë edhe disa të dënuar të tjerë nga burgu i Camerinos që është goditur nga tërmetet e fuqishme që goditën mbrëmjen e djeshme Italinë.