Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Vetëm një vit pas vdekjes, Hafiz Sabri Koçi është vlerësuar si një ndër 100 udhëheqësit myslimanë më të mëdhenj të shekullit XX. Një libër që përfshin biografitë e njëqind figurave më të famshme të botës islame gjatë shekullit XX, sapo është botuar në Nju Delhi të Indisë nga Instituti i Kërkimeve Objektive. “Libri “100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX” është një orvatje për të frymëzuar myslimanët në mbarë botën”, thotë njëri ndër autorët e librit në fjalë. Hafiz Sabri Koçi ringriti fenë islame në Shqipërinë post komuniste. I rritur jetim, fati qe edhe më i pamëshirshëm për të. 20 vite në burgjet komuniste nuk do ta thyenin shpirtin e besimtarit të madh.

fabd80065b956a85fb6969997cb80e5e

mulla-idriz-gjilani

I treti shqiptar në listën e të përzgjedhurve është një emër më pak i njohur në botën shqiptare. Mazhar Shukri Krasniqi është i vetmi shqiptar në listë, që jeton ende. Sot rreth të 70-ve, Mazhar Shukri Krasniqi jeton në Zelandën e Re. Ai u largua nga Shqipëria në vitet 50. E filloi jetën në mërgimin e largët pa asnjë qindarkë në xhep, por falë talentit dhe punës së tij, Mazhar Krasniqi arriti të luante rol udhëheqës në komunitetin mysliman të Zelandën së Re. Ai ngriti të parën xhami në territorin e largët dhe më 1979 mori në dorë Federatën e Shoqatave Islame. Dy vite më parë, ai u vlerësua me Medaljen e Shërbimit të Mbretëreshës. Përzgjedhja e tij në këtë listë ka bërë jehonë në median e Zelandës së Re dhe në Australi.
mazhar-shukri-krasniqi

Tre shqiptarët e mëdhenj të shekullit, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, Mulla Idriz Gjilani dhe Mazhar Shukri Krasniqi figurojnë kështu në të njëjtën listë me Alija Izetbegovic të Bosnjës, Mbretin Abdul Aziz, Sulltan Hamitin e Dytë dhe figura të tjera me famë botërore të shekullit XX. Një vlerësim i tillë është një vlerësim për kontributin e shqiptarëve në botën islame. Komuniteti mysliman është komuniteti më i madh fetar në botë ku përfshihen mbi një miliardë njerëz. 57 shtete kanë shumicë absolute myslimane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu