Tre vitet pa deputetin, kolegun dhe mikun e tij të ngushtë Sokol Olldashi, Astrit Patozi i ka kujtuar me kitare në dorë.
Në një video të postuar mëngjesin e sotëm nga deputeti i PD-së, Patozi shfaqet si nuk e keni parë kurrë më parë, duke kënduar këngën e shkruar në kujtim të ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashit. Kënga që po këndon Patozi e ka kënduar këngëtari Aleksandër Gjoka kur u kujtua 1 vjetori i ndarjes nga jeta të Olldashit.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Patozi dhe Florion Mima