Tregim, për ta shkatërruar një qytetërim, shkatërro familjen, arsimin dhe modelet (VIDEO)

Kinezët e lashtë, duke dashur të jetojnë në paqe, vendosën të ndërtojnë murin kinez, i cili do i mbronte nga armiqtë e jashtëm. Ata besonin se për shkak të lartësisë dhe fortësisë së mureve, askush nuk do të mund ti kapërcente dhe ti sulmonte, siç kishte ndodhur më parë.
Pas ndërtimit të murit, vetëm gjatë njëqind viteve të para, Kina u sulmua tre herë nga armiqtë e jashtëm! Në çdo sulm, ushtria armike as që kishte nevojë ti ngjitet murit dhe ta kapërcejë atë! Jo. Sepse për çdo sulm ata thjesht u paguanin ryshfete te majme rojeve të portave kryesore dhe ata u krijonin të gjitha kushtet për të hyrë brenda nga portat.

Kinezët u fokusuan tek ndërtimi i mureve dhe lanë pas dore ndërtimin e karakterit të rojeve, formimin dhe edukimin e njeriut.

Ndërtimi dhe edukimi i njeriut vjen para ndërtimit të gjithçkaje tjetër. Kjo është ajo që na duhet sot.

Një orientalist thotë se, nëse dëshiron të shkatërrosh civilizimin e një populli, të lipsen tre mekanizma:

  1. Shkatërrimi i familjes së atij populli.
  2. Shkatërrimi i arsimit.
  3. Shkatërrimi i modeleve dhe referencave të tij.

Që të prishësh një familje, mjafton të injorosh rolin e nënës, ta bësh atë të ndihet në siklet dhe ti vijë zor për faktin që merret me edukimin dhe rritjen e fëmijëve.

Që të shkatërrosh arsimin, mjafton të injorosh rolin e mësuesit, ta bësh personin më të parëndësishëm në vend, saqë ta tallin dhe nxënësit e tij.

Që të shkatërrosh modelet (njerëzit e ditur dhe me vlera) në shoqëri, akuzoji, shpif dhe ngrij dyshime rreth tyre, pasi kështu nuk do ua vënë veshin dhe nuk do i shohin më si modele.

Njëkohësisht, për të ndërtuar një civilizim duhet të ndërtosh këto tre institucione.

Nga: Elmaz Fida

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu