Njëherë një i varfër erdhi te bukëpjekësi dhe i tha: “Dëshiroj pak bukë ju lutem”. “Sa i mençur je” i tha bukëpjekësi “vërtet ke ardhur te bukëpjekësi i vërtetë”.
Bukëpjekësi mori librin nga tavolina dhe filloi t’i tregoj lypësit për bukën. I tregonte për miellin dhe elbin, për grurin dhe krundet. Aq bukur i fliste për këto gjëra sa që filloi të mahnitej me vetveten. Kur ngriti kokën u habit pos gjurmës së parë të buzëqeshjes në fytyrë, lypësi nuk buzëqeshi më.
“Unë kërkoj bukë” tha lypësi. “Ah, ah” përsëri tha bukëpjekësi, “Vërtet je i mençur, eja me mua, ta tregoj furrën time”. Filloi ta shoqërojë në shumë korridore, ia tregoi enën ku përgatitej buka duke i thënë: “Askush nuk ka këtë kapacitet, kemi të gjitha llojet e bukës për çdo shije”. Më pas bukëpjekësi duke hapur dyert impozante të qelqit tha: “Kjo është dhoma jonë për inspirim”. Bukëpjekësi “ndiente” se te lypësi kishte lënë përshtypje të madhe. Por, lypësi nuk fliste fare. Bukëpjekësi e “kuptoi” heshtjen e tij. Duke e përqafuar lypësin sikurse të njihen që moti dhe si të ishin vëllezër i tha: “Edhe mua më mahnit kjo sikurse ty” Bukëpjekësi vazhdoi më tutje: “Njerëzit me kilometra larg vijnë tek unë. Një herë në javë punëtorët e mi grumbullohen rreth meje për të dëgjuar recetat e mia me vlerë të paçmuar, librin e recetave të jetës”.
Lypësi ishte ulur ngase nuk kishte zgjidhje tjetër përpos të dëgjonte bukëpjekësin e entuziazmuar. “E di çfarë dëshiron, dëshiron të më dëgjosh” i tha bukëpjekësi. “Unë dëshiroj vetëm pak bukë” i tha lypësi.
“Ah, ah” u përgjigj bukëpjekësi “Sa i mençur je” Përsëri e përqafoi të varfrin dhe e dërgoi në paradhomën e furrës. “Atë që tani do ta them është shumë me rëndësi. E sheh këtë rrugë? Ka shumë bukëpjekës, andaj bëhu i kujdesshëm, ata nuk bëjnë bukë të mirë. E di, njëri brumit i hedh dy lugë kripë në vend se t’i hedh një lugë. Tjetri e ngroh furrën për tre shkallë më tepër se sa duhet.
I varfëri i llomitur, u nis drejt rrugës. “A nuk dëshiron bukë?” e pyeti bukëpjekësi. I varfëri u ndal, duke i ulur supet e shikoi dhe u përgjigj: “Tani e humba apetitin”. “Dëm i madh” tha bukëpjekësi, “Si duket njerëzit nuk dëshirojnë bukë të vërtetë”.
ETIKA E TREGIMIT
Ndoshta vërtet ndonjëherë dëshirojmë t’i ndihmojmë dikujt, por duhet të kemi kujdes që individit t’i japim atë që i nevojitet, e të mos e mundojmë e tja thyejmë zemrën me fjalë të shumta.
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfrit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.” (Er Rrum, 38)
Andaj të varfrit jepi bukë e mos ia trego bukurinë e furrës. Ndërsa zemrës së përvuajtur këshillë të bukur dhe mirëkuptim.