Tregimi për tregtarin Musliman dhe klientin hebre

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit, i porositte punëtorët e tij në lokal, që klientëve t’iu tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë.

Një ditë prej ditësh erdhi një Jehudi dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.

Punëtori tha: “Ky është Jehudi, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.
Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt, e punëtori tha: “Ia shita një Jehudiu për 3.000 dirhem dhe nuk e njoftova për defektin e mallit.
Pronari pyeti: “Ku është ai?
Puntori u përgjigj: “Ai u kthye me karvanin“.

Pronari morri të hollat me vete dhe i shkoi pas karvanit derisa e zuri pas ditëve.

Pronari i tha Jehudit: “O ti! Ke blerë një rrobë tek dyqani im, ndërsa ajo rrobë ka një të metë, merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.
Jehudi e pyeti: “Çka të shtyu ta bësh këtë?

Tregtari i devotshëm i tha, Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush mashtron nuk është prej nesh.

Jehudiu ia ktheu, dirhemët me të cilat pagova ishin falso, atëherë merri 3.000 dirhem origjinale, e po të shtoj edhe më shumë se kaq dhe tha: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi, alejhi selam, është i dërguar i Tij”.

Të kapurit për mësimet e fesë Islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij, dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jo-muslimanët. Kujdesu për emanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jo-muslimanët.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu