Tregoni Greqisë që Maqedonia do të hyjë në NATO

  1. Faktori ndërkombëtar duhet që të theksoj tani që Maqedonia duhet të ftohet për tu anëtarsuar në NATO, tani që vendi ka një qeverisje demokratike dhe transparente, tha drejtori i programit për ballafaqim me konflikte, Daniel Sruer.
    Në fjalimin e tij gjatë debatës së nënkomitetit të stejt departamentit për Evropë dhe Azi, tha se vendet e rajonit kane arritur avancim të rëndësishëm në 10 vitet pas intervenimit të NATO-së në Bosnje në vitin 1995, por në vitet e ardhshme tentativat e SHBA-së që të distancojnë udhëheqësinë e BE-së kanë paraqitur rreziqe të mëdha,njofton InfoShqip.
    “Në Bosnje dhe Hercegovinë , Kosovë, Sërbi dhe Maqedoni, tani ekzistojnë rreziqe për jostabilitet, gjë që mund të paraqesë ngërçe në tërë rajonin.
    Kjo do të pasqyrohet edhe në rolin udhëheqës ndërkombëtar të Amerikës dhe është kërcënim për tre marrëveshje paqësore, që do të na kushtojnë shumë më shumë se parandalimi i konfliktit.” Theksoi Sruer.
    Sruer ka kërkuar që SHBA dhe BE ti tregojë Greqisë që tani që në Maqedoni ka qeveri transparente dhe demokratike, Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-së./InfoShqip.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu