Trend i rrezikshëm në Tik-Tok? 17 vjeçari është në gjendje kritike

Gjendja e një 17-vjeçari nga Volkova është kritike, pasi dje u godit nga rryma teksa ka qenë në një vagon-cisternë, konfirmoi nga Qendra urgjente. “Pacienti është pranuar në Qendrën urgjente me djegie dhe është shtruar në terapi intensive”.

Ekipet mjekësore janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për t’ia shpëtuar jetën, konform protokolleve mjekësore”, njoftuan këtë pasdite nga Qendra.

Ngjarja ka ndodhur dje në një linjë hekurudhore në komunën e Kisella Vodës. Sipas informacioneve të MPB-së, djali ishte ngjitur në cisternë, e cila ka marrë flakë pas goditjes nga rryma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu