Trendafillov: Pushteti të parashohë rritje për pagat! Mickoski: Udhëheqja e LSM-së janë instrument politik i opozitës

Qeveria e re nuk duhet të arsyetohet se nuk ka para në buxhet dhe të rrisë pagat për 15% në vit, tha i pari i Sindikatës, Sllobodan Trendafilov. Ai theksoi se pret që qeveria të konfirmojë se do të ketë korrigjim të pagave nga shtatori dhe nga viti i ardhshëm, në përputhje me marrëveshjen kolektive për sektorin publik. Qeveria do ta ketë mbështetjen tonë vetëm nëse i zbaton kërkesat, tha Trendafilov, në të kundërtën paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa.

Në lidhje me këtë, Hristijan Mickoski, me ton ofendues dhe të ashpër. Liderin e sindikatës, Trendafillovin, e quajti shërbëtorë të opozitës, ku tha se rritja e pagës minimale është e rregulluar me ligj.

Ministrja e financave Gordana Dimitrievska Koçovska me rebalancin e buxhetit i angazhoi institucionet që gjatë nënshkrimit të marrëveshjes koletive të kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos ndërmarrin obligime për të cilat nuk janë paraparë mjete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu