Banorët e Çerkezit të Kumanovës mbrëmë rreth orës 1 të mesnatës i ka zgjuar zhurma e daljes nga binarët të trenit transportues.
Treni ka qenë duke lëvizur në drejtim të Shkupit ndërsa ka dalë nga binarët në nje lagje të banuar të Çerkezit të Kumanovës, vetëm disa metra nga stacioni hekurudhor në Kumanovë,njofton InfoShqip.
Disa pjesë të trenit kanë goditur dhe muret e jashtme të shtëpive të lagjes, por për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë të lënduar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se brenda ditës do të dalin me informacione të detajuara rreth arsyes dhe mënyrës se si ka ndodhur ky aksident./InfoShqip.com