Treni i parë i eksporteve nga qyteti Tekirdag për në Evropë u përcoll nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqise, Mustafa Sentop. Në ceremoninë e zhvilluar në Stacionin “Medlog” të Tekirdag nga u nis treni i eksporteve për në Bullgari, Sentop tha: “Treni i eksportit u nis nga qyteti ynë për në Bullgari më 13 nëntor, në një ditë kaq të rëndësishme siç është çlirimi i Tekirdag. Unë uroj që treni ynë i eksportit, i cili do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e qytetit dhe vendit tonë, të jetë i mbarë.”
Me trenin e eksportit do të marrin fund bllokimet në portat kufitare dhe problemet në doganë. Në këtë mënyrë parashikohet që për shkak të tranzitit të trenit të marrë fund edhe humbja e valutës së huaj. Treni i eksportit, i cili filloi punën me 27 rimorkio ka për qëllim që të arrijë 300 rimorkio.