Tri shtetet evropiane që do të goditen më së rëndi nga tarifat e Trumpit

Vetëm tri vende të BE-së kanë suficit tregtar të mallrave me SHBA-në: Gjermania, Irlanda dhe Italia, dhe ato pritet të goditen më së rëndi nga tarifat e SHBA-së.

Suficiti tregtar i Gjermanisë në mallra ishte 57 miliardë euro në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare të SHBA-së. Në vitin 2023, Gjermania ka shitur mallra me vlerë 144 miliardë euro në SHBA.

Veturate prodhimit gjerman përbëjnë 22 miliardë euro nga kjo vlerë tëksa produkte mjekësore të gjalla, përfshirë vaksinat, gjakun, antiserumet dhe kulturat, përbëjnë 11.4 miliardë euro të tjera, raporton The Guardian.

SHBA-ja i ka shitur Gjermanisë mallra me vlerë 87 miliardë euro, duke përfshirë vetura me vlerë 8.25 miliardë euro.

Irlanda ka çekuilibrin e dytë më të madh tregtar, një suficit prej 50 miliardë eurosh, sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, i nxitur kryesisht nga eksporti i produkteve farmaceutike në SHBA. Produktet bujqësore duke përfshirë gjalpin janë një tjetër eksport i madh.

Në vendin e tretë në vitin 2023 ishte Italia, e cila ka një suficit tregtar prej 41 miliardë eurosh, duke shitur mallra me vlerë rreth 65 miliardë euro në SHBA. Barnat e paketuara e veturat përbënin përkatësisht rreth 5 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të SHBA-së, eksportet e SHBA-së në Itali ishin rreth 24 miliardë euro në vitin 2023, të dominuara nga nafta e papërpunuar, hormonet dhe gazi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu