Tronditëse në Tiranë, edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit.

Nga pamjet e publikuara nga EuroNews shihet një rast kur edukatorja Rudina Gërdani fillimisht i bën një foto për ta publikuar në rrjetin social të kopshtit dhe më pas e godet me shuplakë. Por kjo nuk është hera e parë teksa në një tjetër video djali goditet nga pas koke po nga edukatorja.

Gërdani është denoncuar në polici nga babai i 3-vjeçarit, i cili dëshmoi për dhunë të përsëritur ndaj djalit të tij. I ftuar në emisionin “People” Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit Priam, ka treguar se djalit i kanë gjetur shenja dhe krahë dhe vetë ai ka treguar se e ka kapur edukatorja.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.

Lorenc Rrapa tregon se pas disa momentesh i është rikthyer dhe njëherë bisedës me djalin e tij të vogël duke e pytetur përsëri për shenjën që Priami kishte në krahë. Në deklatarën e tij, Lorenci tregon se teksa ka parë kamerat e kopshtit, ka konstatuar se Priami nuk i vetmi fëmijë i dhunuar.

“I thash ‘Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur’ më tha, ‘Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort’. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh ‘Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka nbdodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina’. Më tha ‘Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat.

Të nesërmen kur shkuam në kopësht, Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune.”

Rudina Gërdani tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe se është pezulluar menjëherë nga puna nga pronari i kopshtit “Gledis” në Astir.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, ka njoftuar policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu