Mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 7 e 30 minuta në malin Vranjovc të Gostivarit, rrëmbehen dy fëmijë njëri 15 dhe tjetri 16 vjeçar.
Rrëmbyesit me iniciale Q.H dhe Q.Xh, kanë kërcënuar fëmijët dhe më pas Q.H ka lidhur njërin nga fëmijët me litar ndërkohë që Q.XH ka mbajtur fëmijën tjetër.
Mësohet se rrëmbyesit I akuzonin fëmijët për vjedhjen e kuajve të tyre dhe I’u janë drejtuar atyre me kërcënime për jetën.
Rasti I ndodhur është denoncuar në polici dhe ndaj kryerësve të këtij akti është ngritur padi penale. /infoshqip.com