Lajm tronditës në klubin e Real Madridit.
Mesfushori i skuadrës, Toni Kroos, ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi i Real Madridit, që bëri të ditur rezultatin e testeve të hollësishme mjekësore, pas ndeshjes me Leganes, përcjellë “Lajmi.net”.
Kroos kishte pësuar një goditje në ndeshjen e së dielës, por situata iu është përkeqësuar vetëm të hënën, kur ka udhëtuar drejt Gjermanisë për testet tjera.
Mesfushori do t’i nënshtrohet një operacioni dhe sipas “Marcas” s’do të mund të luajë më në vitin 2016.