Numrat celularë, adresat e emailit dhe madje edhe disa fjalëkalime që u përkasin anëtarëve të lartë të administratës afër Trump, duke përfshirë Mike Waltz, Pete Hegseth dhe Tulsi Gabbard, janë gjetur në internet, duke zbuluar një shkelje të madhe, të panjohur më parë të sigurisë në nivelet më të larta të Uashingtonit.
Është investigimi i Spiegel-it, i cili u publikua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe që bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale. Disa nga këto adresa, si ajo e kreut të Pentagonit, ishin aktive vetëm dy ditë më parë: informacioni, përfshirë fjalëkalimet, gjendet në disa baza të të dhënave publike, të njohura gjerësisht nga ekspertët dhe hakerët.
Por pas kësaj, pasojat mund të jenë serioze. Spiegel shkruan: «Shërbimet sekrete armiqësore mund t’i përdorin këto të dhëna të aksesueshme publikisht për të hakuar komunikimet e njerëzve të përfshirë duke instaluar spyëare në pajisjet e tyre. Prandaj është e besueshme që agjentët e huaj të kishin akses në grupin e bisedave në Signal, në të cilin Gabbard, Waltz dhe Hegseth diskutuan një sulm ushtarak.”