Trotuare dhe rrugë të reja në Gjevgjeli

Komuna e Gjevgjelisë do të ndajë më shumë se 25 milion denarë, nga buxheti i saj për ndërtim dhe rregullim të rrugëve të reja në qytet dhe fshatrat e qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pjesa më e madhe e buxhetit, më saktësisht 17 milion denarë, janë të parapara për ndërtimin e rrugëve të reja në qytet dhe disa fshatra, ndërsa pjesa tjetër e buxhetit 8 milion denarë do të shfrytëzohen për rregullimin e trotuarëve”, deklaruan sot nga komuna e Gjevgjelisë në takim me gazetarët.

Nga komuna thonë se një pjesë e rrugëve do të fillojnë të ndërtohen këtë vit, ndërsa pjesa tjetër vitin tjetër, ashtu siç është parapa në shpalljen elektronike të tenderëve./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu