Trump adresoi kritika ndaj mediave dhe marrëveshjeve tregtare

I nominuari republikan për president amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar mediat, marrëveshjet tregtare dhe numrin në rritje të femrave që e akuzuan atë për keqtrajtim seksual.

Zoti Trump, mbrëmë gjatë një fushate në Pensilvani, i ka përsëritur ankesat e tij se zgjedhjet janë të manipuluara kundër tij dhe ka pretenduar se “mediat janë të korruptuara”.

Donald Trump, një biznesmen tejet i pasur, publikisht është akuzuar nga së paku 10 femra për sjellje të pahijshme. Mbrëmë Trump tha se këto femra janë gënjeshtare dhe ka shprehur përkushtim për t’i paditur ato, atëherë kur zgjedhjet të përfundojnë.

Sipas hulumtimeve të fundit të opinionit, Trump është prapa kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, megjithqë sipas një hulumtimit të publikuar mbrëmë nga Reuters/Ipsos, diferenca është zvogëluar.

Zgjedhjet presidenciale amerikane mbahen më 8 nëntor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu