Trump apo Harris? Amerikanët mezi presin të votojnë, mbushen kutitë në shtetin kyç

Amerikanët duket se po e presin me padurim ditën e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit që do të caktojë drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë për 4 vitet e ardhshme. Dhe kjo u vu re në shtetin e Georgia, i cili tashmë ka hapur kutitë për votimin e hershëm për zgjedhjet presidenciale. Georgia, ka tejkaluar rekordin e saj për votime të hershme, me 252,000 njerëz që tashmë kanë shkuan në qendrat e votimit, pavarësisht nga pasojat e uraganit Helene në shtet.

Rekordi i mëparshëm për ditën e parë të votimit të hershëm ishte 136,000 në vitin 2020. Georgia do të jetë një ndër shtetet kyçe në këto zgjedhje, me ish-presidentin Donald Trump që përpiqet ta rifitojë atë pasi humbi me një diferencë të vogël ndaj Joe Biden katër vjet më parë dhe pas tentativës për të përmbysur rezultatin, rrethanë e cila është objekt i një prej procedimeve ndaj manjatit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu