Trump: Do të rikthejmë rezultatin në Arizona dhe Georgia

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendoi se do t’i fitojnë zgjedhjet në Georgia dhe Arizona, shtetet kyçe në garën presidenciale, nëse votat numërohen siç duhet. Në llogarinë e tij në Twitter, Trump postoi në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat, sipas rezultateve jozyrtare, fitues ka dalë kandidati demokrat Biden. Trump tha se procesi i numërimit të votave në Karolinën e Veriut me 15 delegatë zgjedhorë, ku rezultati ende nuk është definuar, ka zgjatur mjaft kohë.

“Pe ka vonesë në Karolinën e Veriut? A po kërkojnë fletë votimi shtesë për t’i kthyer zgjedhjet në favor të tyre. Ne do të marrim Georgia-n, ku votat do të numërohen përsëri”, u shpreh presidenti amerikan. Ai theksoi se vëzhguesit republikanë nuk u lejuan të marrin pjesë në numërimin e votave në shtetet kritike, Pennsylvania dhe Michigan.

“Kjo është e paligjshme”, shtoi Trump. Ai tha po ashtu se në Arizona, një shtet tjetër ku rezultati ende nuk është definuar, dallimi i votave ka rënë nga 200 mijë në më pak se 10 mijë. “Nëse shqyrtojmë të gjitha votat e hedhura, ne fitojmë lehtë edhe në Arizona. 73 milionë persona kanë votuar për mua”, deklaroi Donald Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu