Nga zyra e Presidentit Amerikan Donald Trump gjatë një konference për media kanë njoftuar se njëra nga premtimet e kreut të shtetit amerikan gjatë periudhës parazgjedhore, njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nuk është çështje nëse do të realizohet apo jo, por çështje se kur do të realizohet, njofton InfoShqip.
Në lidhje me këtë deklaratë, kryetari i Francës Emanuel Makron ka thirrur në telefon presidentin amerikan për të rikonfirmuar qëndrimin e Francës dhe aleatëve të tjerë, se çështja e Jerusalemit duhet të zgjidhet me dialog në mes të palestinezëve dhe izraelitëve.
Një vendim i tillë i zyrës së presidentit amerikan do të kishte ndikim të drejtpërdrejte në proceset paqësore dhe do të rriste tensionet në rajonin e lindjes së mesme ka theksuar princi Khalid bin Salman, ambasadori i mbretërisë së Arabisë Saudite në SHBA./InfoShqip.com