Trump i vendos Kinës tarifë prej 104 %

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka folur lidhur me kërcënimin e Donald Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% ndaj Kinës, e cila do ta çonte taksën totale me të cilën përballet Pekini në 104%.

Duke konfirmuar një përshkallëzim të rëndësishëm midis dy superfuqive më të mëdha në botë, Leavitt tha: “Do të hyjnë në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit. Pra në mënyrë efektive nesër”, raporton CNN.

Leavitt është pyetur gjithashtu nëse Trump do të konsideronte të bënte një marrëveshje me Xi Jinping, presidentin kinez.

“Trump beson se Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje me SHBA. Kina duhet të bëjë një marrëveshje me SHBA-në”, shtoi ajo.

“Ishte një gabim për Kinën që të hakmerret. Kur Amerika goditet me grusht, ai godet më fort”, tha Leavitt për fund. /Periskopi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu