Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet në vitin 1999, duke e cilësuar atë si një “gabim të madh”, gjatë një interviste për revistën serbe “Nedeljnik”.
Disa detaje nga intervista janë bërë publike të enjten në internet nga redaksia e revistës “Nedeljnik”, ku Trump citohet të ketë thënë se u kërkon falje serbëve për shkak të bombardimeve dhe ka paralajmëruar një politikë të re ndaj Ballkanit nëse fiton në zgjedhjet presidenciale.
“Bombardimi i serbëve, të cilët kanë qenë aleatët tanë në dy luftra botërore, ka qenë gabim i madh.
Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq administrata e Klintonit u ka shkaktuar shumë të këqija, por edhe tërë Ballkanit, në të cilin kanë shkaktuar kaos”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se i bën thirrje votuesve me origjinë serbe në Amerikë që të votojnë për të. /albeu.com/