Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Administrata Trump ka nisur një fushatë të zbatimit të emigracionit në Chicago që përfshin disa agjenci federale të cilave u janë dhënë autoritete shtesë për të arrestuar emigrantë pa dokumente.

Bëhet e ditur se kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të shtuar fuqi punëtore në Zbatimin e Emigracionit dhe Doganave, e cila ka burime dhe agjentë të kufizuar, ndërsa administrata përpiqet të rrisë arrestimet në mbarë vendin dhe të grumbullojë një forcë më të madhe për të përmbushur premtimin e presidentit.

Agjentëve të ICE pritet t’u bashkohen zyrtarë nga agjenci të shumta të Departamentit të Drejtësisë pasi ata synojnë sigurinë publike dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare.

Dhe është një operacion shumëditor që do të përhapet në të gjithë vendin, shkruan CNNi.

Në fund të javës së kaluar, sekretarja në detyrë e Sigurisë Kombëtare, Benjamine Huffman, nxori një direktivë që u jepte autoritet zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Departamentit të Drejtësisë për zbatimin e imigracionit.

Agjencitë përfshijnë FBI, DEA, ATF, Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së dhe Byronë Federale të Burgjeve.

Mobilizimi i këtyre zyrtarëve të zbatimit të ligjit do të ndihmojë në përmbushjen e premtimit të presidentit Trump ndaj popullit amerikan për të kryer deportime masive”, tha Huffman në një deklaratë duke njoftuar direktivën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu