Trump nuk do të lejohet të mbajë fjalim në Parlamentin britanik

Donald Trump nuk do të jetë i mirëseardhur në Parlamentin britanik gjatë vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë kryetarparlamentari John Bercow, në një ndërhyrje të paprecedentë, që nxiti duartrokitje dhe brohoritje të zhurmshme nga deputetët, raporton The Guardian.

Bercow, roli i të cilit është jopolitik, ka thënë se nuk mund të bllokojë një vizitë shtetërore nga presidenti i ri amerikan, por se do të shfrytëzojë rolin e tij si një prej tre personave kyç të Parlamentit për t’ia pamundësuar Trumpit mbajtjen e një fjalimi para deputetëve britanikë.

Ai ka thënë se është nxitur në veçanti nga ajo që ai e ka quajtur “ndalesa ndaj emigrantëve” nga Trump, urdhri ekzekutiv i nënshkruar gjatë javës së parë në pushtet të presidentit, që ua ka pamundësuar hyrjen në SHBA shtetasve të shtatë vendeve myslimane, përfshirë edhe refugjatëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu