Trump nuk do t’i vazhdojë hetimet për emaile-t ndaj Hillary Clinton

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk do t’i vazhdojë hetimet ndaj demokrates Hillary Clinton për shkak të mënyrës së përdorimit të serverit të emailit si sekretare e Shtetit apo të organizatës bamirëse të familjes së saj.

Lajmi është bërë i ditur nga MSNBC.

Gjatë fushatës së tyre zgjedhore, Trump u zotua se do ta burgoste ish-sekretaren e shtetit dhe turmat në tubimet e tij brohorisnin “Ngujoje Hillaryin”.

Por, tashmë sipas MSNBC Trump beson se ka kaluar nëpër mjaft gjera.
Në një intervistë me MSNBC, këshilltarja e lartë e Trumpit, Kelluanne Conëay, nuk e ka mohuar lajmin dhe la të kuptohet se ishte i saktë.

“Hillary ende duhet të përballet me faktit se shumica e amerikanëve nuk e shohin si të sinqertë apo të besueshme, por nëse Donald Trump mund ta ndihmojë atë të shërohet, atëherë ky është lajm i mirë,” ka thënë ajo për MSNBC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu