Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka thënë se ndihet “shumë më i sigurt” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas bisedimeve në Arabinë Saudite midis përfaqësuesve amerikanë dhe rusë.
Ai tha se mund të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, këtë muaj dhe shtoi se nuk do ta kundërshtonte një lëvizje evropiane për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë, një ide e diskutuar gjatë një samiti evropian në Paris gjatë javës.
Ai gjithashtu hodhi poshtë shqetësimin e Ukrainës për mosmarrjen pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite, duke përsëritur pretendimin e tij se, po të ishte president në vitin 2022, do të kishte arritur një marrëveshje me Rusinë për ta shmangur pushtimin.
“Jam shumë i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur. Është një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë po të isha president. Dhe mendoj se kam fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte, dhe mendoj se po shkon shumë mirë. Por sot dëgjova, epo, nuk na ftuan. E pra, ju keni qenë atje për tre vjet. Duhet t’i kishe dhënë fund para tre vjetësh. Nuk duhet ta kishe filluar kurrë. Mund të kishe bërë një marrëveshje”, Donald Trump, president i SHBA-së./ Alsat.mk