Trump: Zelensky nuk është kaq i rëndësishëm, sa për të qenë pjesë e bisedimeve. Jam lodhur duke dëgjuar “fajin e ka Rusia”

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Zelenskyy nuk ka “kredit” për të negociuar, duke kritikuar mënyrën sesi ai ka udhëhequr bisedimet.

Në një intervistë për Fox Radio, Trump tha se “nuk mendon se ai është shumë i rëndësishëm për të qenë në takime”.

Ai shtoi se për vite me radhë e ka parë Zelenskyyn duke negociuar dhe ka vënë re se ai nuk ka pasur asnjë shans të arrijë marrëveshje.

Trump ka kritikuar gjithashtu udhëheqësit perëndimorë për përpjekjet e tyre për të përfshirë Zelenskyyn në negociata me Rusinë, duke theksuar se Putin nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje, pasi mund të marrë të gjithë Ukrainën.

Kur prezantuesi Brian Kilmeade i tha atij se lufta është faji i Putinit, Trump u përgjigj: “Jam lodhur duke e dëgjuar.

Në të njëjtën intervistë, Trump gjithashtu tha se vizita e sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, në Kiev ishte humbje kohe dhe se ai nuk kishte dashur që ai të shkonte atje për të kërkuar mundësi për të shfrytëzuar pasuritë minerale të Ukrainës.

Gjithashtu, presidenti amerikan ka kritikuar Emmanuel Macron dhe Sir Keir Starmer, për të cilët thotë se nuk kanë “bërë asgjë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump tha se Macron ishte një “mik i mirë” dhe Sir Keir ishte një “djalë i mirë”, por tha se Rusia ka ardhur në tryezë vetëm “për shkakun tim”.

Presidenti francez dhe kryeministri britanik do të vizitojnë Trump në Uashington javën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu