Donald Trumpit nuk i pëlqen portreti i tij, i realizuar nga artistja britanike britanike Sarah Boardman.
Është “me të vërtetë më i keqi i mundshëm”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan për veprën që aktualisht është është e varur në Kapitolin e Shtetit të Kolorados.
“Askujt nuk i pëlqen një foto apo pikturë e keqe e vetvetes, por ajo në Kolorado, në Kapitolin e Shtetit, e vendosur nga Guvernatori, së bashku me të gjithë presidentët e tjerë, u shtrembërua qëllimisht në një nivel që edhe unë, ndoshta, nuk e kam parë kurrë më parë”, tha ai përmes një postimi në platformën Truth Social.
Ndërkohë, Trumpi shtoi se portreti i ish-presidentit amerikan, Barack Obama nga ana tjetër, vepër e të njëjtës artiste, ishte “i mrekullueshëm”. Trumpi e thumboi piktoren britanike, koleksioni i portreteve zyrtare të të cilës përfshin gjithashtu një të ish-presidentit George W. Bush, duke thënë se me kalimin e moshës “ajo duhet ta ketë humbur talentin e saj”.
“Më mirë të mos kisha një portret fare sesa të kisha këtë”, është shprehur ai. Portreti i Trumpit nga Boardman ka qenë i varur në Kapitolin e Shtetit që nga viti 2019. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi tani këtë ankesë të presidentit amerikan.
Ndërkohë pretendohet se Trumpi ka marrë një portret dhuratë nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, por ai nuk është shfaqur publikisht.