Trupat ukrainase që po mbrojnë Kharkivin kanë arritur deri në kufirin rus?

Derisa vijnë raportime të shumta rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë, raportohet se trupat kundërsulmuese ukrainase pranë qytetit të Kharkiv kanë arritur në kufirin rus. Madje, sipas mediave të huaja, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video që supozohet se tregon një numër ushtarësh nga një brigadë e mbrojtjes territoriale në një vend të paspecifikuar në kufi.

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov, tha se trupat kishin rivendosur një tabelë që shënonte kufirin.

Ne jemi krenarë për ushtarët…që rivendosën shenjën e kufirit në kufirin shtetëror!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. “Falënderojmë të gjithë ata që, duke rrezikuar jetën e tyre, çlirojnë Ukrainën nga pushtuesit rusë”, ka shtuar ai.

Forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat verilindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së Kharkiv-it – i cili kishte parë javë të tëra bombardimesh.

Megjithatë, Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në rajonin e Donbasit më në jug.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu