Tunelet dhe snajperët, kjo është arsyeja pse një ofensivë tokësore e Izraelit në Gaza do të ishte kaq e përgjakshme

Një ofensivë e mundshme tokësore po diskutohet aktualisht në Izrael. Madje për këtë plan, Izraeli ka mobilizuar 300 mijë trupa.

Por, një ofenzivë tokësore në Rripin e Gazës do të ishte thikë me dy tehe për Izraelin, sipas ekspertëve.

Këto janë zona luftarake shumë komplekse dhe të rrezikshme në qendrat urbane, veçanërisht në qytetin e Gazës. Ka ndërtesa shumëkatëshe, rrugë dhe rrugica gjarpëruese dhe civilë kudo. Mbrojtësi ka mundësi të panumërta për të mbajtur iniciativën dhe për të gjuajtur nga prita. Hamasi, ashtu si Hezbollahu, është një kundërshtar i vërtetë kur bëhet fjalë për aftësitë antitank. Hamasi ka tunele të panumërta ushtarake me të cilët do t’i sillte Izraelit humbje të pabesueshme ushtarësh. Poashtu qyteti ka aq shumë dritare të vogla, sa që snajperistët që dëmtonin në masë të madhe këmbësorinë e Izraelit” ka thënë eksperti i sigurisë, Carlo Masa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu